Arbëri

LDK-ja gjobitet sërish me 2000 euro për shkelje të masave anti-COVID

Inspektorati i Prishtinës ka dënuar sërish sot partinë në pushtet, Lidhjen Demokratike të Kosovës, për shkelje të masave anti-COVID.

LDK-ja është dënuar me 2000 euro dhe kjo është hera e dytë për të. Ishte dënuar për të njëjtën arsye edhe më 11 janar.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspektoratit, ka thënë se me gjoba të tilla do të vazhdohet sa herë që shkelen rregullat, të vendosura nga vet qeveritarët.

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar - edhe gjobat, duhet t'i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Të martën, Inspektorati në Prishtinë gjobiti edhe AAk-në ne Nismën me nga 2000 euro, po për të njëjtat arsye.

Në prag të fushatës, partitë politike kanë shpeshtuar tubimet me struktura e qytetarë, e në shumë prej tyre ka numër më të madh të qytetarëve se që lejohen dhe ma respektim të masave mbrojtëse, si distanca dhe mbajtja e maskave.

Në fakt, gjoba të tilla, për partitë politike, janë raportuar vetëm në Prishtinë.

Image