Arbëri

25 vjet pas ikjes nga Kosova, familja Rakovica rrëfehet në Zelandë të Re

Familja Rakovica

Burim Rakovica, gruaja e tij dhe vajza Marigona

Familja Rakovica ka reflektuar mbi të kaluarën e hidhur dhe të tashmen e sigurt, 25 vjet pasi iku nga Kosova drejt Zelandës së Re.

Burim Rakovica, gruaja e tij shtatzënë dhe gjashtë vajzat e tyre u larguan nga Kosova për në Auckland në vitin 1999.

Burimi u emocionua teksa kujtoi frikën e vazhdueshme nga përditshmëria në vendlindje gjatë luftës.

"Duhej të fshiheshim. Çdo ditë nuk ndiznim dritat”, rrëfen kryefamiljari për 1News.

“Ata [forcat serbe] na shkatërruan veturën vetëm për të parë nëse kemi fshehur gjërat në zona të ndryshme”, thotë vajza e Burimit, Marigona Rakovica, duke fshirë lotët.

“Shikonim jashtë... kishte të shtëna armësh në të gjithë shtëpinë tonë”, rrëfen mes lotëve ajo.

Sot, familja Rakovica iu bashkua komunitetit shqiptar në Zelandë të Re për mbjelljen e pemëve në Qendrën për Zhvendosjen e Refugjatëve.

“25 vjet ikën kaq shpejt sepse jeta është shumë e bukur, shumë e mirë. Faleminderit qeverisë. Ata na japin mundësi për të rritur fëmijët tanë. Ne jemi krenarë që jemi këtu dhe falënderojmë njerëzit e Zelandës së Re”, përfundon rrëfimin Burim Rakovica.