Arbëri

Vetëm për një muaj në Kosovë u identifikuan 77 lajme të rreme

“Factchecker-KS” ka publikuar raportin mujor të monitorimit të mediave dhe rrjeteve sociale për lajmet e rreme në Kosovë.

Gjatë publikimit të raportit u tha se ka pasur lajme të rreme sa i përket ekzistimit dhe origjinës të COVID-19.

“Kemi pas shumë lajme fake sa i përket origjinës së Covid-19. Janë ngritur teori se Covdi-19 ka qenë i njohur një kohë të gjatë. Lajme fake të ndryshme kanë qarkulluar shumë”, ka deklaruar Mentor Hoxhaj drejtor i “Factchecker-KS”.

Sipas tij, ka pasur teori të mikroqipit të vaksinës dhe për këtë vetëm në muajin shtator janë konstatuar 77 lajme të rreme.

Hoxhaj ka shtuar se, në bazë të hulumtimit që nga 14 marsi deri më tani lajmet e mbështetura nga inteligjenca ruse bënë propagandë fillimisht në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.

"Sa i përket periudhës 14 mars- 15 qershor, lajmet FAKE që ndërlidheshin me Covid-19, merrnin pjesë me 12 për qind, 15 % prej tyre me atë se nuk ekziston Covid-19, 11 për qind për këshilla shëndetësore, 38 % rreth 5 G, microchip dhe vaksinës, si dhe të tjera 11 %”, u shpreh ai.