Arbëri

Zyrtarë të Speciales në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Zyrtarë të Gjykatës Speciale janë parë në mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 06:00, kanë shkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë.

Këto njësi, siç raportohet, kanë bllokuar edhe rrugën në të cilën gjendet shtëpia e Krasniqit.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka konfirmuar që është duke kryer një operacion në Prishtinë.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 

Krasniqi, që tash mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, ka shërbyer edhe si kryeparlamentar.

{gallery}