Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimi për emërimin e Gjuriqit në këtë pozitë është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Serbisë.
Po ashtu, në këtë mbledhje Gjuriq është liruar nga detyra e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën.
Në vend të tij drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është emëruar Petar Petkoviq, i cili që nga viti 2016 ishte ndihmës i drejtorit të këtij dikasteri qeveritar. Petroviq ka të kryer Fakultetin fetar Ortodoks të Bogosllovisë, dhe më pas Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit.
Tashmë është bërë edhe pranim-dorëzimi i detyrës midis tyre, njoftojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.