Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe emisarit special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Lajçak ka arritur sot në Prishtinë për një vizitë treditore ku do të takojë krerët e institucioneve të Kosovës për të diskutuar rreth rifillimit të dialogut.
Diplomati sllovak do të takohet sot edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Sot në mëngjes, Thaçi kishte thënë se nuk do ta takojë Lajçakun nëse s’ka diçka konkrete për të thënë.
Kjo është vizita e parë e emisarit evropian për dialogun në Kosovë pas marrjes së detyrës dhe ajo zhvillohet një ditë pasi emisari amerikan Richard Grenell bëri të ditur rifillimin e dialogut për 27 qershor në Washington.