Më shumë se tre muaj i mban në zyrë vendimet për kthimin e 7 ambasadorëve politikë, por presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka dekretuar kthimin e tyre në Kosovë.
I pyetur për arsyet e kësaj vonese, shkurt është përgjigjur se me këtë është duke u marrë Zyra Ligjore e Presidencës, raporton KOHA.
Kreshnik Ahmeti, shef i kabinetit të ish-ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, thotë se presidenti për interesa të tij është duke bllokuar këtë proces.
Largimi i 7 ambasadorëve nga misionet diplomatike, sipas tij, është bërë pasi atyre u ka përfunduar mandati 4-vjeçar.
Instituti i Prishtinës për Studime Politike akuzon presidentin se moskthimin e ambasadorëve politikë me mandat të përfunduar është duke e shfrytëzuar për qëllime politike.
Kthimit të shefave të misioneve diplomatike në Kosovë, MPJ-ja u kishte dhënë afat deri më 31 gusht.
Më 3 mars Ministria e Jashtme ka propozuar për t’u larguar nga misionet diplomatike ambasadorët politikë që iu ka përfunduar mandati 4-vjeçar, në mesin e tyre edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.