Arbëri

Tetë raste me koronavirus të mërkurën në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

Tetë raste me koronavirus janë regjistruar të mërkurën në Kosovë, nga gjithsej 255 mostra të testuara, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri).

Të mërkurën nuk është regjistruar asnjë i shëruar.

Deri tash në Kosovë janë infektuar 927 persona. 29 persona kanë vdekur e janë shëruar 671. Në total janë testuar 10642 mostra të dyshimta.