Arbëri

Tetë raste të reja me koronavirus të shtunën, 31 të shëruar

Foto: Alban Bujari / KOHA

Tetë raste të reja me koronavirus janë regjistruar të shtunën në Kosovë, ndërsa 31 persona janë shëruar, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Sipas njoftimit, të shtunën janë testuar 177 mostra. Rastet janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Me shtimin e 31 rasteve të shërimit, në Kosovë numri total i të shëruarve ka arritur në 653.

Nga 8 shkurti deri më 9 maj 2020, janë testuar 9734 mostra të dyshimta, me 870 prej tyre që kanë rezultuar pozitive. 28 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e koronavirusit.