Arbëri

22 kandidatë për Kushtetuesen, mes tyre edhe emra të njohur për publikun

Pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë ka pasur fluks aplikimesh për plotësimin e dy vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

Për pozitën e hapur që la Sokol Berberi shprehën interes 22 kandidatë. 15 prej tyre kanë shprehur interes edhe për pozitën e përkohshme që u krijua pas dorëheqjes së Besnik Ymerajt.

Për listën e parë bien në sy emri i Kristaq Trajës dhe ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ndërsa interes për të dy pozitat kanë shprehur disa emra të njohur publikisht si prokurorët Rovena Gashi dhe Besnik Muçi, anëtari i KQZ-së, Denar Biba, apo dhe disa prej garuesve që nuk u bën dot anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shkruan Kosovapress.

Sipas Kushtetutës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën vlerësimin e kandidatëve dhe i rendit sipas meritës profesionale. Presidenti i Republikës zgjedh anëtaret mes kësaj liste.

Por Këshilli i ri i Emërimeve në Drejtësi u zgjodh pa vetting. Pikëpyetja që ngrihet është nëse KED do të bëjë renditjen e kandidatëve para, apo pas verifikimit nga organet e vettingut.

Lista e kandidatëve:

Alban Brati

Avni Shehu

Besnik Muçi

Dedë Kasneci

Denar Biba

Gëzim Allaraj

Ilir Mustafaj

Ilir Panda

Kristaq Traja

Luan Dervishi

Petrit Kaj

Rexhep Bekteshi

Sinan Tafaj

Theodhor Sollaku

Vladimir Gërmenji

Ardita Alsula

Arta Vorpsi

Elsa Toska

Regleta Panajoti

Rovena Gashi

Valbona Bala

Zhaklina Peto