Qindra qytetarë të Kosovës, por edhe udhëheqës institucionesh të mërkurën kanë vizituar Prekazin, për të nderuar sakrificën e komandantit Adem Jashari, dhe familjes së tij.
Heroizmi i familjes është çmuar lart dhe është vlerësuar kthesë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Pas homazheve, kryeministri ka vizituar kullën e Jasharëve dhe është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit
Ai ka kërkuar nga të gjithë që të punojnë për avancim të shtetit dhe ushtrisë.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 është zhvilluar njëra ndër betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo kulmoi me sulmin e forcave të armatosura serbe mbi familjen Jashari, ku u vranë
55 persona, më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra.