Studentët e Pejës do të kenë përsëri bursa. Përkrahja kësaj here do të bëhet që ata të studiojnë fizikën e matematikën, dy fusha për të cilat qyteti aktualisht ka mungesë.
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në Rubikon të KTV-së ka thënë se bursat e kaluara janë dhënë në këmbim votash.
Sipas Muhaxherit, me një vlerë prej 50 eurosh, qeverisjet e kaluara kanë blerë votat.
"Kane mbet 16 studentë që janë prej asaj kohe të ndarë që do t'i marrin ato bursa. Pra vitet e fundit jemi t’u shpërndarë bursa të pushteteve të kaluara", ka thënë Muhaxheri.
Studentët me qeverisjen e Muhaxherit do të marrin bursë të plotë.
"Kemi mungesë të arsimtarëve të fizikës dhe matematikës. Do të bëjmë bursë të plotë 200 euro për studentë. Neve si komunë na duhen arsimtarë të mirë të fizikës dhe matematikës. Do t'i stimulojmë me bursa dhe do tu ofrojmë banesa të lira që të qëndrojnë në qytetin e Pejës", ka thënë ai.
E se si do ta menaxhoj çështjen e apartamenteve më çmim më të lirë, Muhaxheri tha se do ta tregojë gjatë fushatës zgjedhore.