Katër shkolla kanë ndjekur mësimin online të premten në Gjakovë, për shkak të rasteve me COVID-19 të regjistruara ditëve të fundit.
“SHFMU Mazllum Këpuska”-Gjakovë me 17 paralele, SHFMU “Yll Morina”, me 31 paralele, SHMT “Nexhmedin Nixha” me 30 paralele dhe SHME “Kadri Kusari” me 38 paralele, janë shkollat që mësimin e kanë ndjekur sipas këtij skenari për shkak se numër i caktuar mësimdhënësish apo nxënësish kanë qenë të infektuar me COVID-19.
Sipas të dhënave të DKA-së në Gjakovë, numri i përgjithshëm i nxënësve të infektuar me COVID-19 në shkollat e kësaj komune aktualisht është 193, ndërkaq i mësimdhënësve 67.
Ndërkohë janë edhe 10 shkolla me 28 paralele gjithsej që pjesërisht mbajnë mësimin online e pjesërisht me prani fizike, sipas skenarit B.