Arbëri

Pacolli reagon pas dorëheqjes së Haradinajt

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e ka quajtur gjest burrështetasi dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj për të shkuar për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

“Sot veprimi i KM Haradinaj është një gjest burrështetasi dhe besojmë në pastërtinë e luftës së UÇK-së. Kam pasur nderin të bashkëpunoj me KM Haradinaj dhe shprehi simpatinë dhe solidaritetin tim për të si Kryeministër dhe qytetar i rëndomtë”, ka shkruar Pacolli.