Arbëri

Haradinaj: Deklarata e Veselit në Uashington, e ultë dhe servile

Servilizëm, sipas kryeministrit Ramush Haradinajt, është ajo që deklaroi nga Uashingtoni kolegu i tij i koalicionit, kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në një intervistë për Rubikon, Haradinaj tha se është e turpshme të vendosen në një nivel qasja e tij ndaj Serbisë dhe Amerikës.

Sipas Haradinajt, taksa është arma e vetme e cila mund t’i sjell njohjen Kopsovës.

Madje, ai ironizoi duke thënë se Serbia nuk e njeh Kosovës sepse “jemi nice guys”.

Veseli, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka thënë se Haradinaj është duke përdorur gjuhën e njëjtë, si me Serbinë, ashtu edhe me ShBA-në dhe BE-në.