Arbëri

Porosi për Haradinajn: Shefi i PAN-it shumë shpejt ka me të lanë në lloç, edhe atë natën siç di ai

Foto: Koha

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook i ka dërguar porosi kryeministrit Ramush Haradinaj se qeveria e tij shumë shpejt do të rrëzohet nga partneri i tij në koalicion, Kadri Veseli.

Pasi kryeparlamentari Veseli sot propozoi pezullim të taksës ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, Haziri i ka thënë Haradinajt se “qysh po shihet, shumë shpejt ka me të lanë në lloç shefi i PAN-it, edhe atë natën, qysh din veç ai”.

“Kryeminister, t'kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t'lanë n'lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme... Shefi i PAN'it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!”, ka shkruar Haziri në Facebook.