Arbëri

14-vjeçari krijon flamurin e Kosovës me 2024 copëza letra

2024 copëza letrash iu deshën 14-vjeçarit Fatjon Gashi për ta krijuar këtë vepër artistike e cila po ekspozohet në qendër të shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj.

Mozaiku që mori pamjen e flamurit të Kosovës është dhurata që i riu ka vendosur ta prezantojë para të gjithëve në ditëlindjen e 16-të të shtetit të Kosovës.

1 muaj të plotë i mori kohë për ta punuar këtë mozaik, i cili tashmë është pjesë e ekspozitës së shkollës. Prej këtu, ai do të vendoset edhe në sheshin e kësaj komune.

I riu thotë se vetë e kishte menduar ideuar punimin.

Edhe pse bëri shumë mund për ta kompletuar mozaikun, Fatjoni thotë se vepra e tij nuk ka çmim që mund t’i vihet.

14-vjeçari me krenari po ua tregon punimin edhe shokëve e shoqeve të tij, duke shtuar se në secilën festë shtetërore, e përjeton me emocione të mëdha për shkak kontributit të secilit bashkëvendës të tij.

Në këtë ditë pavarësie, edhe nxënësit e tjerë nuk munguan pa i dhënë frymë festive shkollës. Të veshur nën ngjyrat e flamurit e me veshje kombëtare, kënga e vallja i shoqëroi gjatë tërë ditës.