Kaotike e ka quajtur gjendjen në industrinë e lojërave të fatit në Kosovë, kryeministri Ramush Haradinaj, raportn KTV. Qeveria, sipas tij, po synon të krijoj bazë ligjore për lojërat e fatit, që të eliminojë kaosin që është në këtë fushë.
Kështu ka deklaruar Haradinaj, i pyetur për koncept-dokumentin e qeverisë për të cilin raportoi Koha Ditore.
“Qëllimin e kemi me e vu njëfarë rendi me këto, se është tepruar me to, janë bërë si kërpudhat që kanë mbi nëpër Kosovë. Ka raste të krimit, vetëvrasjeve e problemeve, dhe nuk do të vazhdoj në pakufi kështu,” ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka thënë se nuk synojnë uljen e punësimti me këtë veprimtari, e as shtimin e pikave të lojërave të fatit, por vetëm rikthimin e rregullit në këtë fushë.
Lexoni edhe: Me lojëra të fatit, Qeveria synon ta ulë papunësinë Dhe: Koncept-dokumenti për lojërat e fatit me të cilin Qeveria e synon zhvillimin e Kosovës