Policia e Kosovës me foto e tekst ka treguar të gjitha ato që i ka konfiskuar gjatë aksionit të sotëm në Mitrovicë me ç’rast janë arrestuar katër të dyshimtë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në jaanrin e këtij viti.
Atyre iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve transmeton Koha.net.
Fotot e dëshmive të konfiskuara në vendin e ngjarjes:
Dëshmitë e konfiskuara në vendin e ngjarjes:
Një fluturake (Dron) me teledirigjues dhe bateri të llojit ROHS,
Një telefon (I-phone),
Një telefon “Microsoft”,
Dy telefona mobil të llojit Nokia dhe Samsung,
Një llap top “Lenovo”,
Dy IPAD të llojeve SPIDE dhe Samsung SM-T 280,
Një radio lidhje (motorollë) jo zyrtare, me mbushës,
Një këllëf për armë-revole,
Dy jelekë ushtarak,
Një armë automatike (AK 47), prodhim Jugosllav me një karikator të zbrazët,
Katër karikatorë të AK-47 me 106 (njëqind e gjashtë) fishekë,
Një karikator me 10 (dhjetë) fishekë të cal. 9 mm,
Një granatë dore M-75,
Dy karikatorë të zbrazët, njëri i armës automatike AK 47 dhe një i revoles,
Një karikator i armës automatike me 26 (njëzet e gjashtë) fishekë të cal. 7.62 mm,
Tre fishekë të cal. 7.62 mm X39,
Një tytë e tromblonit,
Një shufër gome,
Substancë e dyshuar narkotike me sasi prej 76 gram,
Dokumente të ndryshme dhe dy blloka xhepi,
Shtëpizë kompjuteri “ASUS”,
Me aktvendim të prokurorit të PSRK-së, katër të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej dyzet e tetë (48) orëve.
{gallery}