Albbiz

Arra Design

Sot është shumë me rëndësi të kesh një prezantim profesional dhe të ofrosh cilësi e kualitet tek klienti, prandaj ne shohim që te shumë firma tona p.sh. në Zvicër bëjnë pune shumë të mirë profesionale por një prezantim profesional ende nuk e kane, dhe i lus dhe këshilloj të gjithë që të jenë sa më prezentë nëpër rrjetet të ndryshme dhe të kenë prezantim profesional të faqes e cila sot është pasqyra e një firme

Prejardhja, rrugëtimi, prej kur jeni në perëndim.

Jam Ibër Kastrati, vij nga "Dobërqani i Gjilanit. Në Zvicër kam ardhur si adoleshent, pasi kishim babanë atje, ku ai kishte shkuar në vitet e 70/80.

Prezantoni biznesin tuaj.

Unë me kolegun tim Skënder Hajdarin bashkëpunojmë mbi 25 vite së bashku, ashtu që kur kanë filluar hapat e parë të teknologjisë e asaj kompjuterike, ne një grup i vogël i shqiptarësh, asaj kohe po thuaj se mund të numëroheshin në gishta, ishim të parët që filluan të mësojmë gjenerata të reja e të punojmë nëpër ndërmarrje të ndryshme ku si mjet pune mund ta quaj kushtimisht përdorej kompjuteri, p.sh. po i përmendi disa vetëm me emra për nga korrektësia dhe kontributi i tyre qe e kanë dhënë: Skënderi, Nehati, Xhevati, Premtimi, Avniu, Limi, unë, etj..janë edhe punëtorët e parë që kanë kontribuar/punësuar në IT e të gjitha medieve shqiptare që kanë qenë prezent në perëndim, si Rilindja; Bota sot, Koha Ditore, Zëri i ditës, Fakti, Tung, etj., etj., e kjo ka qenë koha nga vitet 1996, d.m.th. kemi 25/6 vite që kanë kaluar.

Tani ne kemi biznesin “Arra”, i cili ofron Webfaqe, Dizajn Grafik, Shtyp/Printim ofset dhe digjital, printim me format të madh, Shtypje tekstili, gravim/gdhendje produktesh me laser. Të gjitha këto shërbime firmat i kanë në paketën që ne e ofrojmë për klientët. Pastaj ofrojmë edhe përgatitje e faqeve për "online shoping".

Çka e dallon biznesin tuaj nga konkurrenca?

Punojmë profesionalisht, me përgjegjësi, jemi fleksibilë, ku p.sh në online shop duhet te jesh shumë fleksibil dhe këtë ne e ofrojmë, pastaj garantojmë në punën tonë kualitative, kemi paketën tonë të plotë ku ofrojmë çmime shumë të volitshme në treg.

Sa jeni të njohur në komunitetin shqiptar e të huaj me biznesin tuaj?

“Arra” është firmë e re por ne jemi të njohur që punojmë në këtë fushë tashmë prej kohësh dhe kemi rrjetin tonë, po ashtu edhe ne tregun e komuniteteve tjera kemi kontrata dhe mirëmbajmë online shop të klientëve.

Qëndron interesi për bashkëpunimi me bizneset tjera?

Çdo firmë që kyçet tek ne është një bashkëpunim reciprok, ashtu që edhe ne edhe ata mund të përfitojmë nga bashkëpunimi i dyanshëm. Po patjetër.

Sot është shumë me rëndësi të kesh një prezantim profesional dhe të ofrosh cilësi e kualitet tek klienti, prandaj ne shohim që te shumë firma tona p.sh. në Zvicër bëjnë pune shumë të mirë profesionale por një prezantim profesional ende nuk e kane, dhe i lus dhe këshilloj të gjithë që të jenë sa më prezentë nëpër rrjetet të ndryshme dhe të kenë prezantim profesional të faqes e cila sot është pasqyra e një firme.

Image

www.arradesign.ch
[email protected]

Sihlstrasse 38
CH-8001 Zürich

Shiko galerinë më poshtë

{gallery}