Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni do të jetë i ftuar sot në emisionin “60 Minuta” prej orës 17 me të cilin do të diskutojmë lidhur me mbledhjen e tatimeve, ku sipas këtij institucioni ATK ka realizuar mbi 1 miliard euro të hyra tatimore, me një rritje prej 11% krahasuar me vitin e kaluar.
Se prej nga janë mbledhur këto të hyra?
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSa është shmangia tatimore aktualisht në Kosovë?
Cilat industri i kontribuojnë ekonomisë informale në Kosovë?
Sa është borxhi që bizneset ia kanë ATK-së?
Si ndërmerren veprimet ndaj biznese që hasen parregullsi ose shmangie tatimore?
Si bëhet identifikimi i atyre që nuk janë tatimpagues dhe shkelës të ligjit?
Çka po ndodh me reformën fiskale a ka arritur ATK ta përfundojë këtë proces?
Cilat janë planifikimet e ATK cilat bizneset ose industri do të jenë vitin tjetër nën llupën e ATK-së?
Cila është strategjia e ATK për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve lidhur me rëndësinë e pagimit të tatimeve?
Për këto dhe të tjera sot në “60 Minuta” nga ora 17:10.