Komuna e Prishtinës ka shpallur tender për kioska e tualete publike.
Çmimi për një kioskë kushton mbi 56 mijë euro. Hera e fundit që Prishtina ka blerë kioska të tilla ka qenë në vitin 2007 kur për një pagoi 17 mijë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilltari komunal nga LVV-ja, Petrit Reçica, ka thënë për “Kohën” se çmimi për metër katror i bie 8 mijë euro.
“As banesa nuk kushton aq shumë në metër katror sa një kioskë. Kjo është absurde. A janë këto kioska të ndërtuara me ‘alltan’ apo ku është problemi”, ka thënë Reçica.
Ai ka thënë se edhe tenderi ka shkelje ligjore në mënyrën e shpalljes. Kritika të njëjta ai ka dhënë edhe për tenderin për tualete publike.
Ndërkohë përfaqësuesi i shfrytëzuesve të kioskave, Sadaudin Hasani ka thënë se shfrytëzuesit kanë nevojë për kioska të reja dhe se ato që janë në tenderim u ngjajnë kioskave që në Prishtinë ishin në kohën e “Rilindjes”.