Google është duke përditësuar aplikacionin e hartave, Maps, me një karakteristikë të re e cila i lejon përdoruesit të shpërndajnë lokacionin e tyre në kohë reale me shoqërinë e tyre.
Tipari i shpërndarjes së lokacionit funksionon atëherë kur përdoruesit vendosin të shpërndajnë lokacionin e tyre në kohë reale me një person specifik, ndërsa mund ta caktojnë edhe për sa kohë ata mund ta shikojnë.
Ideja e kësaj është, që t’i lejojë përdoruesit e Google Maps që t’i tregojnë shoqërisë së tyre se sa afër apo larg janë nga ta.
Ky tipar i ri duket shumë i lehtë për t’u përdorur dhe kërkon vetëm që përdoruesit të klikojnë ‘pikën blu’, dhe pastaj të klikojnë “shpërndaj lokacionin tim” (share my location).
Lokacionin përdoruesit mund ta shpërndajnë me çdokënd nga kontakt lista e Google, pavarësisht nëse ata janë në iOS, Android apo kompjuter.
Kështu e shpjegon Google këtë karakteristik: