Sport

Krasniqi transferohet te Llapi

Mbrojtësi i krahut Besnik Krasniqi në edicionin 2017/2018 do të luajë për skuadrën e Llapit.

Krasniqi te skuadra e Llapit është transferuar si lojtar i lirë, nga skuadra e Ferronikelit të Drenasit.

"Krasniqi i bashkohet rrugëtimit të skuadrës së Llapit drejt trofeve, ani pse në drejtim të tij kishte edhe të tjera oferta", thuhet në njoftimin e klubit llapjan.

Llapi më herët transferoi Mentor Zhdrellën, Ilir Blakqorin, Benjamin Eminin, Meriton Mehmetin, Miran Maksutin, Qlirim Ramadanin, Saladin Mustafin, Gentrit Begollin, Leart Eminin dhe Leutrim Kadriun.