Sport

Allegri zbulon një sekret të pas humbjes së thellë nga Reali

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka rrëfyer se si kishte shqyrtuar të jepte dorëheqje nga Juve pas humbjes që skuadra e tij e pësoi në finale të Ligës së Kampionëve, në edicionin e kaluar nga Real Madridi me shifrat 4:1.

Humbja në finalen në Cardiff ishte e dyta e Allegrit në një finale të Championsit me Juven.

Ai kishte pësuar edhe në vitin 2015 nga Barcelona, atëbotë me shifrat 3:1.

"U largova nga Cardiffi me skuadrën dhe u ktheva në Itali. Në mbrëmjen tjetër, kur u ktheva në shtëpi, u desh t'i bëja vetës një pyetje shumë të vështirë: A është ky fundi i rrugës? A është kjo aq larg sa mund të dërgoj këtë skuadër? Hamendësova nëse duhet të shkruaj kapitullin e fundit të stories sime me Juventusin. Një pjesë e imja mendonte të ecte të hënën dhe me respekt të jepte dorëheqje. Kur u ktheva në shtëpi pas humbjes, u desh të mendoja fort nëse të vazhdoja. Mendova pse u bëra trajner fillimisht. E bëj këtë pasi më pëlqen të mësoj. Është gëzimi i jetës sime. Më pëlqen të bëj lojtarët më të mirë dhe më të mençur", ka shkruar Allegri për "Players' Tribune".