Mesfushori kilian, Gary Medel, do të jetë lojtar i Beshiktashit pasi skuadra turke ka arritur marrëveshje me Interin prej tre milionë eurosh për futbollistin, raporton "NTVSpor" të enjten.
Dy klubet kanë finalizuar marrëveshjen të enjten, ndërsa raportohet se reprezentuesi i Kilit ka arritur marrëveshje trevjeçare dhe do të ketë pagë vjetore prej 2.3 milionë eurosh.
Shifra e dëmshpërblimit për Medelin mund të arrijë deri në pesë milionë euro, varësisht nga bonuset dhe skuadra italiane ka edhe një përqindje nga shitjet e ardhshme.
Medel vetëm sa ka mbushur 30 vjet, ndërsa ka qenë pjesë e Interit që nga vera e vitit 2014.