Me synim titullin e kampionit, që i mungon tash e katër vjet, FC Prishtina tash e 10 ditë, ka nisur fazën përgatitore për edicionin e ri.
Klubi bardhekaltër po stërvitet në Banjë të Pejës, dhe nuk do të përgatitet jashtë vendit, transmeton Sporti në KTV.
Në fazën përgatitore kryeqytetasve i janë bashkuar edhe përforcimet e ardhura gjatë këtij afati kalimtarë.
Trajneri i Prishtinës Arsim Thaçi, është shprehur i kënaqur me fazën përgatitore duke folur edhe për synimet e klubit.
Synim edicionin e ri titullin e kampionit e kanë edhe lojtarët bartës të lojës së Prishtinës, kapiteni i ri Armend Dallku, Mërgim Pefqeli dhe Alban Muqiqi.
Njëri nga pëorforcimet e skuadrës është edhe malaziasi Drashko Bozhoviq, ish-përfaqësues i Malit të Zi, i cili ka refuzuar oferta të tjera për Prishtinën.
Të kujtojmë që Prishtina edicionin që lamë pas, dështoi te stoliset me trofe duke e mbyllur kampionatin në pozitën e dytë. Por ekipi më i trofeshëm i vendit, luajti në Europa League, duke përfituar nga Besa e Llapi.
Prishtinasit gjatë afatit kalimtarë të verës janë përforcuar me shtatë futbollistë përderisa nga kryeqytetasit janë larguar plot tetë futbollistë.