Sport

Napoli nuk heq dorë nga Rashica

Krerët e klubit italian Napoli, nuk kanë hequr dorë nga transferimi i mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Siç njoftuan mediumet italiane të premten, Napoli do t'i bëjë edhe një ofertë skuadrës së Vitesses për t'ia liruar mesfushorin Rashica.

Vitesse ditë më parë njoftoi se Rashica nuk është në shtije.

"Napoli nuk heq dorë nga futbollisti Milot Rashica. Napoli është duke e kërkuar me ngulm mesfushorin e Kosovës që është në pronësi të Vitesses.

Do të bëjë edhe një ofertë të re", shkruan "tuttomercatoweb.com". Rashica, 21-vjeçar muajin e kaluar vazhdoi kontratën me skuadrën holandeze. Vlera e tij në treg është 5 milionë euro. Te Vitesse u transferua nga Vushtrria.