Newcastle ka finalizuar huazimin e mesfushorit të Borussia Dortmundit, Mikel Merino, për një stinor.
Lajmi është bërë i ditur nga skuadra e Premier Leagues së Anglisë të premten.
Merino është reprezentues i U-21 të Spanjës, ndërsa ai është transferuar te Dortmundi verën e kaluar pas dy stinorëve tek Osasuna.
Mirëpo, startoi në vetëm dy ndeshje gjithë stinorin e kaluar në të gjitha garat dhe ka dashur të kalojë te një skuadër ku do të mundë të luajë më tepër.
"Ndihem shumë mirë dhe jam i lumtur që i jam bashkuar Newcastlet. Mezi po pres të takohem me bashkëlojtarët, të prek topin dhe të nis të luaj futboll sërish", ka thënë Merino për faqen zyrtare të Newcastlet.