Interi është duke u interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Rafinha, mirëpo skuadra italiane ka një konkurrencë nga Liverpooli, bën të ditur "Mundo Deportivo" të premten.
Interi po shikon të forcojë skuadrën për stinorin e ri, pasi deri më tash ka sjellë vetëm Milan Skriniarin dhe Borja Valeron.
Rafinha, 24-vjeçar është në listën e lojtarëve që Interi i dëshiron.
Mirëpo, braziliani 24-vjeçar po kërkohet edhe nga Liverpooli.
Barcelona ka gjasa të përfshijë Rafinhan në marrëveshje për të sjellë Philippe Coutinhon.
Rafinha në kontratën me Barcelonën ka një klauzolë për lirim në vlerë 75 milionë euro.