Paris Saint-Germaini është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit organizator të Liverpoolit, Philippe Coutinho.
Sipas "Diairio Sport", Coutinho 25-vjeçar ia ka konfirmuar Barcelonës dëshirën për t'iu bashkuar, mirëpo Liverpooli mbetet i prerë në kërkesat e veta, duke mos dashur të shesë lojtarin për më pak se 150 milionë euro.
Më herët ishte raportuar se Liverpooli ka refuzuar një ofertë të Barcelonës prej 80 milionë eurosh për brazilianin. Barcelona e sheh Coutinhon si zëvendësim afatgjatë për Andres Iniestan.
Paris Saint-Germain tash është futur në garë dhe mendon të ofrojë para të mëdha për lojtarin e Liverpoolit.
Coutinho te Parisi do të mundë t'i bashkohej një kontingjenti të lojtarëve reprezentues të Brazilit, në të cilën mund të bashkohet edhe Neymari i Barcelonës.