Federata e Futbollit e Kroacisë ka njoftuar për çmimin e biletave për ndeshjen që përfaqësuesja kroate e luan kundër Kosovës më 2 shtator në stadiumin "Maksimir" të Zagrebit.
Bileta më e lirë për ta përcjellë këtë ndeshje eliminatore do të kushtojë 4 euro, kurse ajo më e shtrenjta që është për zonën VIP do të kushtojë 20 euro.
"Federata e Futbollit e Kroacisë i ka bërë lirim drastik të biletave për dy ndeshjet kundër dy përfaqësueseve më të dobëta të grupit, Kosovës dhe Finlandës për kualifikime të kampionatit botëror 'Rusia 2018'", shkruan "total-croatia-news.com" të premten.
Kosova ndeshjen e parë kundër Kroacisë e humbi me rezultatin 6:0, ndeshje e cila u zhvillua në Shkodër. Është e fundit në Grupin I, me vetëm një pikë të fituar kundër Finlandës.