Shefi ekzekutiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se klubi gjerman nuk është i interesuar më për shërbimet e Alexis Sanchezit të Arsenalit.
Bavarezët ishin favoritët për transferimin e kilianit, por pas transferimit të James Rodriguezit dhe Serge Gnabry, klubi gjerman ka thënë se nuk është i interesuar më për të.
“Ne kemi një marrëveshje me trajnerin Carlo Ancelotti dhe nuk do të sjellim më sulmues – s’ka kuptim”, ka thënë ai për “DailyMail”, transmeton Koha.net.