Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përdhoset statuja e Ibrahimoviqit në Malmo të Suedisë

Stokholm, 13 dhjetor – Persona të panjohur kanë përdhosur një statujë të futbollistit të njohur suedez Zlatan Ibrahimoviq të ngritur në qytetin e tij të lindjes në Malmo, deklaroi policia vendase.

Departamenti i shërbimeve të kohës së lirë dhe rekreacionit në qytetin Malmo tha që pas një inspektimi nuk kishte ndonjë rrezik që statuja me lartësi tri metra të shembej.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia po heton për ngjarjen, por ende nuk ka asnjë të dyshuar.

Njoftimi i muajit të kaluar nga Ibrahimoviq se dëshironte të blinte aksione në klubin e Hammarby me qendër në Stokholm ngjalli reagime të zemëruara midis tifozëve të Malmo FF, ish-klubi i Ibrahimoviqit.

Sulmuesi 38-vjeçar kohët e fundit përfundoi sezonin e tij të dytë për Los Angeles Galaxy në kampionatin amerikan MLS, por tani ai duket se po kërkon një kontratë me një klub të Serie A në Itali/DPA.