Arsenali ka fituar me rezultat të thellë 1-4 në udhëtim te Stoke City, duke ngushtuar kështu diferencën e pikëve me Liverpoolin.
Giroud shënoi golin e parë në minutën e 42, kurse Ozil e dyfishoi epërsinë në minutën e 55, raporton Koha.net.
Stoke City ngushtoi epërsinë në minutën e 67 pas asistimit nga Arnautoviq, por Arsenali gjeti edhe dy herë rrugën e golit.
Sanchez e Giruoud shënuan për rezultatin përfundimtar 1 me 4.
Arsenali tani ka 69 pikë në vendin e pestë, një më pak se Liverpooli në vendin e katërt. Kurse Stoke City në vendin e 13 ka 41 pikë.