Sport

Dortmundi u kthehet fitoreve

Borussia Dortmundi u është kthyer fitoreve duke mposhtur Hamburgerin me rezultat 3 me 0.

“Milionerët” gjatë vikendit barazuan me Schalken, por të martën me tre gola u kthyen fitoreve që u jep shpresë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Golat i realizuan Gonzalo Castro, Shinji Kagawa dhe Pierre-Emeric Aubameyang.

Me këtë fitore Dortmundi kthehet në pozitën e katërt me 50 pikë.