Showbiz

Kur publikohet bashkëpunimi në mes të Dj Dalool dhe Alban Skënderajt

“1000 premtime” mban titullin kënga e re e Dj Dalool dhe kantautorit Alban Skënderaj. Ky është bashkëpunimi i dytë i tyre pas atij në këngën “Peng”.

“Bashkë prapë, duke pasur parasysh që ajo e para ka qenë eksperimentale. Kësaj radhe kemi vendosur për të krijuar një këngë më të afërt edhe më të kapshme për publikun”, ka thënë Dalool për emisionin “Express”.

ka shtuar gjithashtu se videoklipi i këngës është më dramatik. Klipi është xhiruar dhe tani është duke u montuar, ndërsa pritet të lansohet brenda dy ditësh.

“Na jena njo” është një nga hitet e fundit të Dalool që ishte një bashkëpunim me Ardian Bujupin, derisa “Engjëll” është hiti i fundit i Alban Skënderajt.