Reperi i mirënjohur kosovar, Getoar Selimi-Geti ka thënë se nuk i pritet që ta shohë nuse prezantuesen nga Shqipëria, Marina Vjollcën.
Në rrjetet sociale Geti ka shkruar se Marina Vjollca i ka bërë realitet gjithçka që ka ëndërruar, transmeton Koha.net.
“Në mes ëndrrës dhe realitetit nuk ka asnjë ndryshim, sepse ti di të bësh realitet gjithçka që kam ëndërruar. Marina Vjollca po e pres me padurim ditën kur të të shoh nuse”, ka shkruar Geti.