Komuna e Prishtinës është duke e analizuar mundësinë që rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ta shndërrojë në një hapësirë për ecje dhe argëtim.
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, e ka bërë të ditur këtë përmes një statusi në Facebook të mërkurën, duke thënë se janë duke planifikuar që këtë ta diskutojnë edhe me banorët e lagjes.
Zogaj e ka krahasuar ndryshimin e mundshëm me një shembull të ngjashëm në Vjenë të Austrisë.
“Rruga 'Rexhep Luci' lehtësisht mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim! Jemi duke e analizuar dhe do ta diskutojmë me banorët e lagjes”, ka shkruar Zogaj.
“Rexhep Luci” është një nga rrugët më të frekuentuara në Prishtinë, sidomos nga të rinjtë. Ajo lidhet me rrugën “Luan Haradinaj” në njërën anë dhe me sheshin “Nëna Terezë” në anën tjetër të saj.
Rruga 'Rexhep Luci' lehtësisht mund të kthehet në hapësirë publike për ecje dhe argëtim! Jemi duke e analizuar dhe do ta...
Posted by Alban Zogaj on Wednesday, September 7, 2022