Kulturë

Letërsia na bën të njohim vende dhe kohëra që nuk do t'i jetojmë kurrë

Aida Baro është diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës për Letërsi dhe Gjuhë Italiane. Gjithashtu zotëron një master në fushën e botimeve dhe të redaktorisë të kryer në universitetin e Urbinos “Carlo Bo”.

Ka punuar në televizione të ndryshme, e angazhuar gjithnjë në përkthimin dhe redaktimin e filmave e dokumentarëve (mbi 800 syresh), ndër të cilët mund të përmenden filma nga regjisorë si: Pier Paolo Pasolini, Federico Fellini, Vittorio de Sica, Roberto Rossellini, Paolo Sorrentino e të tjerë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitin 2001 botohet për herë të parë, në shqipërimin e saj, kryevepra e mirënjohur e I. Calvinos, “Baroni Rebel”. Ka sjellë në shqip vepra të tjera letrare: “Më në fund një shi diamantesh...”, “Tangoja e harrimit”, “Zemër pasioni” nga Sveva Casati Modignani, “Xhungël buzëkuqësh” nga Candace Bushnell dhe “Vëllazëria e Pëlhurës së Shenjtë” nga Julia Navarro.

Aktualisht punon si kryeredaktore pranë botimeve “Pegi”, për të cilën ka shqipëruar serinë për fëmijë “Olivia” të autorit Ian Falconer, si dhe romanin “Muza e haresë” të Goliarda Sapienzas.

Baro është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Letërsia. “Galeot qe libri dhe ai q'e shkroi” do të paralajmëronte Dantja mijëra vjet më parë. Kjo nuk vlen vetëm për Paolon dhe Françeskën, personazhet e tij të rrethit të pestë të Ferrit, por për të gjithë ata që e dashurojnë letërsinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.