Një i mitur rezulton i humbur në qytetin e Durrësit që prej orëve të paradites së të premtes.
I mituri, i moshës 7-vjeçare ka qenë duke luajtur deri në orën 10:30 minuta të paradites pranë banesës së tij në Durrës, në lagjen numër 15, kur është zhdukur, raporton tch.
Familjarët e të miturit kanë bërë denoncimin në Polici. Policia ka nisur kërkimet dhe fton qytetarët që mund ta kenë parë atë të njoftojnë në numrin 0694110217.
7-vjeçari është i veshur me pantallona të shkurtra dhe një palë shapka ngjyrë blu.