Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot është pritur nga kryetarja e komunës së Ozalj, Kroaci, Gordana Lipsiniq me të cilën edhe ka nënshkruar deklaratën për marrëveshje bashkëpunimi, njofton kumtesa komunale transmeton Koha.net.
Në deklaratën parashihet të vendoset bashkëpunim ndërmjet komunës së Rahovecit dhe komunës së Ozalj në zhvillimin rajonal dhe rural, bujqësi, fonde dhe projekte të BE-se, turizëm, kulturë dhe në fushat tjera për të cilat palët nënshkruese, mund të shprehin interesimin.