Kryeministrja britanike Theresa May ka dënuar sulmet terroriste të sotme në Londër, që lanë të paktën 4 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.
Ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka thënë se Britania e Madhe nuk do të dorëzohet para terrorizmit.
May e ka quajtur sulmin me veturë dhe therjen e policit “akt terrorist të sëmurë dhe të prishur”.
Kryeministrja po ashtu ka konfirmuar se sulmet u kryen nga një person.
“Parlamenti do të bashkohet... Londinezët do të vazhdojnë jetën e tyre... Ata do të ecin këtyre rrugëve, do të jetojnë jetët e tyre... Kurrë s’do t’i dorëzohemi terrorizmit dhe s’do të lejojmë që zërat e urrejtjes të na përçajnë”, ka thënë ajo.