Botë

Erdogan uron Vuçiqin, Turqinë e Serbinë i quan vende kyçe të Ballkanit

Kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e ka përgëzuar Aleksandar Vuçiqin për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Serbisë me vlerësimin se marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy vendeve, të cilat ka thënë ai, janë vende kyçe të Ballkanit dhe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në prosperitetin dhe paqen rajonale, transmeton Koha.net.

vizionar dhe përpjekja juaj personale kanë luajtur rol të madh në realizimin e solidaritetit dhe frymës së partneritetit në marrëdhëniet tona bilaterale gjatë viteve të fundit”, citojnë mediet serbe kumtesën qeveritare të Beogradit duke shtuar se Erdogan në emër të popullit të Turqisë e ka përgëzuar gjithanshëm Vuçiqin me shpresën se do të vazhdojë bashkëpunimi i tillë me vendin e tij.