Në Rubikon të KTV-së gazetarja Arbana Xharra i ka drejtuar përfaqësuesit të "Besa", Zeqirja Ibrahimi se presidenti turk, Recep Tayip Erdogan përmes lëvizjes "Besa" po e shtrin ndikimin në Maqedoni.
"Erdogani përmes juve është duke e shtrirë agjendën në Maqedoni", ka thënë ajo.
Xharra e vlerëson si ndikim tejet të rrezikshëm për Maqedoninë.
"Ju keni platformë fetare dhe pranoje këtë", i drejtohet tutje Xharra - Ibrahimit.