Arbëri

Përfundon protesta e shoqërisë civile kundër shtrenjtimit të rrymës

Protesta e nisur në orën 12:00 para ndërtesës së KEK-ut, e thirrur nga shoqëria civile dhe të cilës i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve, ka përfunduar me fjalimet e organizatorëve para ndërtesës së Qeverisë.

Me moton "Asnjë cent më shumë", ata kërkuan krijimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me veprimet e KEK-ut për shtrenjtimin e rrymës, e paraprakisht edhe pagesën që qytetarët e kanë bërë për veriun, raporton Koha.net.

Ata u zotuan se do të vazhdojnë protestën edhe në ditët në vazhdim, pa përmendur ndonjë datë.