Arbëri

Kërcënimi dhe presioni ndaj gazetarisë duhet ndëshkuar

Presioni që zyrtari nga Zyra e Auditorit, Ejup Simnica, ia ka bërë gazetares sonë, Saranda Ramaj, që shkoi aq larg sa madje e kërcënoi familjen duke i shkuar në shtëpinë e prindërve, është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Është një përpjekje e neveritshme për presion e kërcënim, dhe si e tillë jo vetëm që duhet dënuar nga institucioni i shtetit, ku punon kërcënuesi i paturpshëm, por edhe duhet sanksionuar ashpër nga eprorët e tij. Për më tepër, duhet ndjekur sipas ligjit nga organet e rendit dhe të drejtësisë.

"Koha Ditore" qëndron pranë gazetares sonë dhe kërkon reagimin e shpejtë të të gjitha institucioneve përgjegjëse. Ky është minimumi që presim. Ndryshe, institucionet e shtetit do të dëshmohen se janë bashkëpjesëmarrëse në ngufatjen e fjalës së lirë dhe të gazetarisë së pavarur.

Redaksia

Koha Ditore