Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu ka hedhur poshtë pohimet e mediave serbe që Kosova të ketë pranuar ndonjë dokument apo notë verbale nga Republika e Surinamit për tërheqjen e njohjes së Republikës së Kosovës.
Ai, për rtk, e ka quajtur një 'ndërskamcë' të shtetit serb. Sipas tij ministria e Punëve të Jashtme është në përpjekje të vazhdueshme për të rënë në kontakt me zyrtarët e Surinamit që të sqarojnë pretendimet e Serbisë se ky shtet e ka tërhequr njohjen.
“Hapësira kohore nuk është e njëjtë me Surinamin, prandaj mund të jetë e vështirë të kontaktohet tash ky shtet, megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta sqarojmë këtë çështje. Por edhe një herë them se në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur asnjë dokument i tillë, me të cilin Surinami tërheq njohjen”, ka theksuar Vllahiu .