Arbëri

Vajzat lidere të Shqipërisë anëtarësohen në WAGGGS

Shqipëria pranohet si anëtare e asocciuar në Shoqatën Botërore të Vajzave Udhëheqëse (World Association of Girl Guides and Girl Scout).

“It’s the first day of our 36th World Conference and we have some exciting news! Syria, Aruba, Azerbaijan & Palestine have become Full Members of WAGS today + Albania & Niger have become Associate Members. Please join us in wishing all of the members of these organisations a Huge Congratulations!”, thuhet në faqen zyrtare të WAGGGS, transmeton atsh.

Lajmi konfirmohet edhe nga faqja zyrtare e “Girl Scout of Albania”(vajzat udhëheqëse të Shqipërisë) në rrjetin social “Facebook”, ku shkruhet se “Vajzat Udhëheqëse të Shqipërisë janë pjesë e familjes së madhe të WAGGGS”.

Udhëtimi i VUSh (Vajzave Udhëheqëse të Shqipërisë) filloi vitin e kaluar në gusht, kur WAGGGS dhe Korpusi i Paqes në Shqiperi organizuan trajnimin për Trajnere për të përhapur misionin e VUSh në të gjithe vendin​. Në janar të këtij viti, VUSh zgjodhi Bordin dhe në muajin prill delegacioni i vlerësimit të WAGGGS vizitoi Shqipërinë për të vleresuar potencialin e VUSh për t’u bërë anetar i asocciuar. Në korrik, VUSh mblodhi 4005 dollarë përmes një platforme online për të mbështetur regjistrimin e organizatës në gjykatë dhe punën e liderave në të gjithë vendin. Deri në ketë moment, mbi 200 vajza 6-16 vjeç dhe vullnetare i janë bashkuar levizjës në 10 qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Nuk ka qenë e lehtë, por VUSh ka arritur të krijojë vlera në komunitet brenda një kohe të shkurtër. Unë jam shumë krenare që jam pjesë e këtyre vlerave dhe mirenjohëse për këtë moment”, u shpreh Lusiana Mailaj, Komisionere Ndërkombëtare e VUSh në konferencën e 36-të botërore të WAGGGS, të mbajtur në New Dehli (Indi).

Prej gati një viti, në qytete të ndryshme si, Berati, Vlora, Librazhdi, Peqini, Fier, Rrëshen etj, po punohet vullnetarisht nga lideret e trajnuara për të zhvilluar potencialin e brezit të ri, veçanërisht të kultivimit të ndjenjës së qytetarisë si dhe zhvillimin e tyre si lidere.