Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) duhet të sjellë një emër të besueshëm në Kuvend, për ta votuar për kryeparlamentar.
Në një intervistë për televizionin publik ai ka kërkuar nga PDK-ja që të tregojë korrektësi politike, të tërhiqet nga qeveria dhe t’i hapë rrugë Haradinjat apo LDK-së për ta formuar qeverinë.
“PDK duhet të shkojë në opozitë, t’i pranojë gabimet dhe të kërkojë falje për gabimet që i ka bërë”, tha Haziri.